“I LUMTUR NË SHPIRT…”/ Klajdi falenderon me fjalë zemre Florin dhe Brunon për… – AlpeGossip
“I LUMTUR NË SHPIRT…”/ Klajdi falenderon me fjalë zemre Florin dhe Brunon për…

“I LUMTUR NË SHPIRT…”/ Klajdi falenderon me fjalë zemre Florin dhe Brunon për…

Djemtë e grupit të njohur muzikor “Threedots” kanë publikuar dy ditë më parë këngën e tyre të re. Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni, e kanë lancuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Nina”.

Kjo kënga është kthyer menjëherë në hit siç të gjitha ato që marrin përsipër artistët. Projekti muzikor është punuar nga Mumajesi teksa vjen me një videoklip veror të punuar nga Max Production.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Klajdi e ka cilësuar këtë këngë “diell”, duke falenderuar Florin dhe Brunon.

“I lumtur ne shpirt per kete kenge qe eshte 🌞 Faleminderit @iamflorimumajesi @iambrunooooo per kete kenge qe e kam shijuar ne cdo detaj sidomos ditet e xhirimeve te klipit ❤️

Faleminderit te gjitheve ju qe na keni dhene support dhe dashuri ne kte projekt kaq te bukur”, ka shkruar ai krahas një pjese të videos.

Kujtojmë se me këngën “E para”, Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi kanë marrë pjesë në “Kënga Magjike 2021”.

Pak para se të prezantonin projektin e tyre muzikor, producenti Ardit Gjebrea u ka drejtuar disa pyetje. Ka qenë Klajdi që ka treguar si ka lindur frymëzimi për këtë projekt muzikor.

Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…”, tha ky i fundit.