Pak ditë më parë u përhap në rrjet një fotografi e ish-banores së “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, me një djalë misterioz. Menjëherë fansat e saj aluduan se personi në fjalë mund të jetë i dashuri i saj.
Por mesa duket nuk është ashtu. Antonela ka ndarë në “Instastory” një foto të një lajmi që është shkruar për të dhe bashkëngjitur shkruan:
Kush nuk ma ka dërguar. Njerëz nuk keni kap bosin e vërtetë në foto. Kështu që relaks”.
Ndërkohë kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” është komentuar shumë pak kohë më parë dhe shkak u bë një deklaratë e saj, ku u shpreh se nuk lidhet me “varfanjakë”.