“KISHA HARRUAR T’I JEPJA MAKINËS”/ Tan Brahimi rrëfen eksperiencën e tij në BB VIP: Kisha frikë se… – AlpeGossip
“KISHA HARRUAR T’I JEPJA MAKINËS”/ Tan Brahimi rrëfen eksperiencën e tij në BB VIP: Kisha frikë se…

“KISHA HARRUAR T’I JEPJA MAKINËS”/ Tan Brahimi rrëfen eksperiencën e tij në BB VIP: Kisha frikë se…

Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka shprehur dëshirën për të dalë nga shtëpia disa herë. E kuptuar se është fjala për Tan Brahimin, i cili mbrëmë vendosi përfundimisht të mos ishte më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Fan Club”, ku me shaka tha se që kur ka dalë nga BB VIP vetëm ka lëvizur. Ai shtoi se kishte harruar që t’i jepte makinës si dhe e kishte harruar qeni i tij, që kishe qenë duke e kafshuar.

Ndërkohë duke komentuar arsyen se pse vendosi që të ikte nga BB VIP, ai tha se ‘loja ishte më thanë, i thashë’. Këto gjëra më lodhin. Me natyrën time, kisha vënë vetes të rrija 3-4 javë. Por të gjithë ishin të përfshirë në lojë, unë nuk kisha qëllim lojën.

Kisha frikë nëse do më vinte ndonjë avantazh, se nuk dija se çfarë të bëja se nuk më kishte bërë njeri gjë”, tha aktori i humorit.