“PO PËR KRISTIN NUK ËSHTË TURP…”/ Deklaratat e Luizit për Efin, reagon Bora Zemani – AlpeGossip
“PO PËR KRISTIN NUK ËSHTË TURP…”/ Deklaratat e Luizit për Efin, reagon Bora Zemani

“PO PËR KRISTIN NUK ËSHTË TURP…”/ Deklaratat e Luizit për Efin, reagon Bora Zemani

Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka reaguar pas deklaratave të Luiz Ejllit për Efi Dhedhes, si ish-konkurrente e programit të dashurisë.

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale”, nis Bora shkrimin e saj të postuar në rrjetin social “Instagram”, duke treguar më tej diferencës që bëhet mes vajzave dhe djemve, pasi dhe Kristi, tashmë konkurrent në “Big Brother VIP” ka qenë pjesë e një programi dashurie.

Nuk është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother, thotë moderatorja, duke iu përgjigjur akuzave të Luizit për “Për’puthen”.