Jennifer Lopez veshi një palë çizme xhinsi dhe bota ktheu kokën (FOTO) – AlpeGossip
Jennifer Lopez veshi një palë çizme xhinsi dhe bota ktheu kokën (FOTO)

Jennifer Lopez veshi një palë çizme xhinsi dhe bota ktheu kokën (FOTO)

Këngëtarja e famshme mund të harrojë të veshë pantallona, e përsëri do t’ja dalë të duket ikonike.

49- vjeçarja është fotografuar e veshur me një këmishë- fustan të bardhë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen kanë qenë çizmet e saj që ngjanin me një palë pantallona xhinsi.

Çizmet në fjalë janë pjesë e koleksionit të Versace dhe duhet thënë se nëse nuk do të kishin takë mund të ishin fare mirë pantallona xhinsi. Me xhepa në pjesën anësore dhe për më tepër të shoqëruara me rrip, pasi askush nuk duron që çizmet e gjata t’i bien…

J Lo e kombinoi këtë “krijim” të çuditshëm me një çantë Hermes Birkin dhe kaq mjaftoi që të tërhiqte vëmendjen e botës.

Pra, mesa duket Jennifer sapo na dha lajmin se xhinsi është lëkura e re…