ARSYEJA NA TRISHTOI/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk do të bëjnë dasmë (FOTO) – AlpeGossip
ARSYEJA NA TRISHTOI/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk do të bëjnë dasmë  (FOTO)

ARSYEJA NA TRISHTOI/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk do të bëjnë dasmë (FOTO)

Që të jemi të qartë që në fillim!

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë të martuar që prej shtatorit të kaluar kur mbajtën një ceremoni sekrete në bashki.

Por çifti kishte planifikuar një dasmë të madhe me të ftuar, që me sa mbajmë mend, vetëm është shtyrë dhe është shtyrë sërish.

Dhe këtë herë nuk kemi lajme të mira për dasmën, pasi ata sërish e kanë shtyrë pas problemeve të Justin me shëndetin mendor.

Sipas një burimi për “People”, ata janë ende në pritje për shkak se janë përqendruar në shëndetin e tij mendor.

“Hailey vazhdon ta mbështesë atë”, konfirmon burimi.

“Ata do të vazhdojnë të bëjnë një dasmë, kur ta mendojnë se janë gati. Gjëja më e rëndësishme për ta është që Justin të jetë mendërisht i shëndetshëm”.

E pra, shëndeti vjen i pari kështu që shtyrja e dasmës është më se e kuptueshme për të gjithë ne!