Bëhuni gati për 6 trendet më të mëdha të veshjeve që do të shihni në vazhdim (FOTO) – AlpeGossip
Bëhuni gati për 6 trendet më të mëdha të veshjeve që do të shihni në vazhdim (FOTO)

Bëhuni gati për 6 trendet më të mëdha të veshjeve që do të shihni në vazhdim (FOTO)

Dimri s’ka ardhur mirë akoma, por bota e modës është gati të na tregojë çfarë do të veshim përgjatë gjithë muajve në vazhdim.

Që nga fillimi i shtatorit, stilistët në Neë York, Londër, Milano dhe Paris na prezantuan me trendet e fundit. Çfarë është më popullore se kurrë, zbulojeni më vonë.

1. Xhinsi mozaik

Pavarësisht që xhinset me ngjyrën e tyre klasike do t’i duam përgjithmonë, ndonjëherë na duhet të guxojmë. Është pikërisht momenti për ta bërë këtë. Një xhaketë xhins në formën e një mozaiku apo figura gjeometrike në të.

2. Veshje çiklistësh, por me stil

Familja Kardashian, as nuk i shpiku dhe as nuk ka lidhje me pantallonat e çiklizmit, por i ktheu brenda pak kohësh në modë.

3. Mëngët e fryra

Kur pranvera tjetër të vijë, me mëngët ose duhet të guxoni ose s’keni rrugë tjetër. Mëngët e fryra dhe proporcionet epik janë fjala e fundit e modës.

4. Bluza të lyera me bojë!

Rikthim në kamp! Bluzat shumëngjyrëshe që mund të lyhen fare mirë edhe vetë janë në modë.

5. E kuqja nga koka tek këmbët!

Shumë njerëz e lidhin këtë ngjyrë vetëm me pushime, por në pranverën e 2019-ës s’do të jetë më kështu. Një veshje e tëra e kuqe do të kthehet në MUST.

6. Shamitë retro

Shamitë e flokëve janë rikthyer zyrtarisht dhe duken më bukur se kurrë! Me detaje që na kujtojnë të shkuarën shami të tilla e bëjnë pamjen tonë edhe më glamoroze.