“I dhurova këpucët se ishte i varfër”/ Fero tallet me reperin ndërkombëtar (FOTO) – AlpeGossip
“I dhurova këpucët se ishte i varfër”/ Fero tallet me reperin ndërkombëtar (FOTO)

“I dhurova këpucët se ishte i varfër”/ Fero tallet me reperin ndërkombëtar (FOTO)

Reperi shqiptar ka bërë një status, i cili pavarsisht se mund të jetë shaka duhet thënë se është pak i tëpruar. Fero shprehet se i ka dhuruar Lil PPump këpucët e tij kur ishte i varfër.
Është i vogël në moshë por në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në Kosovë Fero u bë i famshëm. Këngët e tij tashmë dëgjohen kudo dhe reperi mban koncerte në vende të ndryshme edhe jashtë territorit shqiptar.

Mirëpo përtej suksesit reperi i ri ka dhe një vetëbesim shumë të lartë dhe vetëvendoset i pari në tregun muzikor, ku ekzistojnë edhe shumë të tjerë me mbi 20-vite eksperiencë.

Së fundmi ai ka bërë një status në rrjetet sociale ku ka vënë në lojë reperin ndërkombëtar, Lil Pump gjithmonë në sensin e shakasë, por në të vërtetë nuk dimë të qeshim apo të qajmë.

“Në vitin 2004 në dyqanin Gucci në Duomo të Milanos, Fero ishte duke blerë një palë këpucë një fëmijë e sheh atë nga vitrina i trishtuar dhe me sy të përlotur prej varfërisë së tij dhe dëshirës për t’i blerë edhe ai gjërat e shtrenjta si Fero.

Pasi Fero e pa djalin e vogël, ai doli nga dyqani dhe iu afrua atij duke i pëshpëritur në vesh, ‘mos u dorëzo kurrë në këtë jetë çdo gjë është e mundur, merri këpucët e mia Gucci, gang gang bitch’ dhe u largua duke buzëqeshur.

13 vjet më vonë ai fëmijë është rritur dhe bëri këngën “Gucci Gang”, një prej këngëve më të suksesshme të vitit. Ai fëmijë quhej Lil Pump,”- shkruan Fero. Do ishte më mirë sikur reperi shqiptar të shijonte suksesin e të mos merrej me këpucët e Pump!