KORONAVIRUS/ Çifti u vetëkarantinua, por burri ndërron jetë. Gruaja e mban trupin dy ditë në shtëpi… – AlpeGossip
KORONAVIRUS/ Çifti u vetëkarantinua, por burri ndërron jetë. Gruaja e mban trupin dy ditë në shtëpi…

KORONAVIRUS/ Çifti u vetëkarantinua, por burri ndërron jetë. Gruaja e mban trupin dy ditë në shtëpi…

Një çift bashkëshortësh në Itali rezultuan pozitiv ndaj testit të koronavirusit, duke u detyruar të mbyllen në shtëpi. Por mëngjesin e ditës së hënë burri ndërroi jetë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte asnjë mundësi që t’i bënte ceremoninë mortore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gruaja, nga Borghetto Santo Spirito, në veri-perëndim të Italisë ka dalë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke qarë me të madhe në ballkon për vdekjen e burrit të saj. E veja ndenji me trupin e burrit të pajetë rreth 48 orë brenda banesës, kur më pas kanë shkuar grupet e posaçme për tërheqjen e trupit.

Gruaja e viktimës nuk ka qenë në gjendje të largohet nga shtëpia e saj për shkak të ‘kufizimeve në karantinë’, pasi protokolli thekson se askush nuk lejohet t’i afrohet trupit, thotë kryebashkiaku, Giancarlo Canepa, raporton “Daily Mail”.

“Trupi është akoma atje dhe ne nuk do të mund ta heqim atë deri mëngjesin e së mërkurës. Për fat të keq, ne kemi një protokoll të sigurisë që duhet të ndjekim” tha ai ditën e djeshme. Canepa shtoi se burri nuk kishte pranuar të dërgohej në spital, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, përndryshe kjo nuk do të ndodhte.

Kryeministri italian Giuseppe Conte sot tha se mund të shtohen masa më të ashpra karantine, pasi numri i vdekjeve u rrit në 631 ditën e djeshme, me më shumë se 10,000 raste konfirmuar tani.

Conte premtoi gjithashtu se Italia do të rrisë shpenzimet për të ndihmuar ekonominë italiane t’i rezistojë krizës, duke thënë se 25 biliardë euro (22biliardë £) ishin lënë mënjanë.

Javën e kaluar kabineti qeveritar tha se do të duheshin vetëm 6.6 miliardë dollarë, por kriza është përshkallëzuar në mënyrë dramatike, që nga ajo kohë dhe bllokimi mbarëkombëtar ka ‘ngrirë’ ekonominë e vendit.

Sektori i turizmit në Itali është goditur gjithashtu. Shume vende dhe linja ajrore kane bllokuar fluturimet drejt Italisë për të ndaluar përhapjen e virusit.