Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në muajin gusht. Aktorja e njohur shqiptare mirëpriti në jetë një djalë, që e quajti Amar.
Lindja e djalit ishte një bekim për Olta Gixhari, por ama jo pa vuajtje.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Në një postim në Instagram, aktorja tregoi se është një mama e përkushtuar me kohë të plotë tek Amar dhe i mungon shumë gjumi.
Ajo publikoi një selfie pa make up dhe flokët e kapura, krahas së cilës shkroi: “T’kem t’flej icik 😴 #naishtenjeheregjumi #mamáfulltime”
Të njëjtin shqetësim kanë shprehur edhe ndjekësit e saj në Instagram që janë bërë nëna.
“Thjesht do krijosh imunitet, s’ke për të fjetur ndonjëherë,”- shkruan një prej tyre.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Ëndërr në sirtar ka për të mbetur🤣😍”
Olta Gixhari prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë.