TJETËR SKANDAL/ Regjisori njohur akuzohet për përdhunimin e një 16-vjeçareje – AlpeGossip
TJETËR SKANDAL/ Regjisori njohur akuzohet për përdhunimin e një 16-vjeçareje

TJETËR SKANDAL/ Regjisori njohur akuzohet për përdhunimin e një 16-vjeçareje

Nuk ndalen akuzat ndaj manjatit të filmave, Harvey Weinstein.

Producenti i Hollywood është akuzuar për sulm seksual ndaj një modeleje polake në New York.

Viktima pretendon se Harvey e detyroi që ta prekte atë në vendet intime kur ishte vetëm 16-vjeçe, e ngacmoi dhe përdhunoi për disa vite.

Ajo thotë se pranoi të takohej me Weinstein për një drekë në vitin 2002, ndërsa po përpiqej të hynte në botën e aktrimit.

Por avokati i producentit, Benjamin Brafman i mohoi akuzat.

Gruaja e identifikuar në dokumentat e gjykatës si Jane Doe, thotë se Weinstein e mori në apartamentin e tij në Manhatan dhe nuk ka humbi kohë duke i kërkuar seks në mënyrë agresive dhe kërcënuese, pavarësisht se dinte moshën e saj.

Ajo pretendon se Weinstein vazhdoi ta ngacmonte atë për gati një dekadë, duke i ofruar një rol në një film shtesë në vitin 2004.

Producenti është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga më shumë se 70 gra.