DËSHIRONI SELFIE TË BUKURA? Ja truku që duhet të keni parasysh – AlpeGossip
DËSHIRONI SELFIE TË BUKURA? Ja truku që duhet të keni parasysh

DËSHIRONI SELFIE TË BUKURA? Ja truku që duhet të keni parasysh

Truku për të bërë një “selfie” që të pëlqejë vërtetë është që të realizosh shumë, por shumë foto.

Por nëse keni menduar ndonjëherë sesi, zakoni juaj i të bëri gjithë kohës “selfie” është në krahasim me njerëzit e tjerë, atëherë keni një përgjigje.

Sipas një sondazhi të kryer me 1,024 persona nga “The Florida House Experience”, një qendër trajtimi shëndetësor në Florida, numri mesatar i “selfie”-ve që bëhen para se të zgjidhet imazhi “i duhur” është 2-5 për 48% të meshkujve dhe femrave. Ndërsa 28% e femrave pranojnë se bëjnë të paktën 6-10 “selfie”.

Sipas sondazhit vetëm 7.6% e femrave bëjnë 11-15 “selfie”.

Studimi gjithashtu pyeti edhe për kohën që u merrte nga realizimi i fotos në publikimin e saj. Çuditërisht për të dyja gjinitë ishte 1-3 minutë, ndjekur nga 4-6 minuta. Megjithatë 4.7% e femrave shpenzonin 20 minuta duke edituar “selfie”-t.