PAS TRADHËTISË SË TRISTAN/ Zbulohet si reagoi Khloe: S’mund të jem e qetë – AlpeGossip
PAS TRADHËTISË SË TRISTAN/ Zbulohet si reagoi Khloe: S’mund të jem e qetë

PAS TRADHËTISË SË TRISTAN/ Zbulohet si reagoi Khloe: S’mund të jem e qetë

Pavarësisht se tradhtia e Tristan Thompson u mësua në prill të këtij viti, vetëm tani kemi reagimin e Khloe Kardashian, që ishte sa dramatik dhe i dhimbshëm.

Ndërsa më herët u tregua se ishte Kylie që i tha të motrës për situatën përmes një mesazhi, nuk ishte mësuar reagimi i Khloe-s kur mori vesh lajmin. Reagimi i saj u filmua falë bisedave në telefon me motrat dhe nënën.

Në një telefonat dëgjohet sesi Khloe i thotë Kim: “Nuk mund të jem e qetë, jo tani”. Ajo shprehet se është e dëshpëruar për t’u larguar nga Cleveland dhe për t’u kthyer në Los Angeles, për të lindur.

Disa ditë më vonë, kamera filmon Khloe-n duke i thënë Kourtney-t përmes telefonit se, dëshiron që “ta shijojë fëmijën me Tristan, pavarësisht sesa e çmendur mund të tingëllojë”.

Ajo i kërkoi familjes që të mos flisnin për asgjë dhe të silleshin normalisht me Tristan, diçka për të cilën Kim u shpreh se e kishte të vështirë ta bënte.