“S’të lejoj të më heqësh bukën e gojës”: Valbona tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe Artjolës – AlpeGossip
“S’të lejoj të më heqësh bukën e gojës”: Valbona tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe Artjolës

“S’të lejoj të më heqësh bukën e gojës”: Valbona tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe Artjolës

Një muaj më parë Valbona Mema na befasoi të gjithë me një deklaratë të bërë në emisionin “Një kat më lart”. Ajo tha publikisht se Artjola Toska po e lufton duke i marrë bukën e gojës së fëmijëve dhe e ftoi këngëtaren që të përballen publikisht.

Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijëve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyrë aty ku nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes, por nëse vazhdon me këtë ritëm duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”- tha e emocionuar Valbona Mema.

Nga ana tjetër na mungoi një reagim nga ana e Artjolës në lidhje me këto akuza. Por çfarë ka ndodhur realisht mes dy këngëtareve?

Valbona Mema e pyetur nga gazetari i “1 kafe me Labin” na la të kuptohej se mes dy këngëtareve tashmë është bërë paqe.

Çdo gjë ka ardhur shumë mirë. I kemi sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër do dalim dhe do të sqarojmë opinionin publik. Por gjithsesi ne jemi dy mikesha, dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën tradicionale shqiptare”, u shpreh Valbona.

Gazetari nuk e ka lënë me kaq, por e ka ngacmuar përsëri Valbonën duke e pyetur se përse e bëri atë deklaratë. Ndërsa Valbona u shpreh se ajo nuk ishte një deklaratë, por thjeshtë një ftesë për të biseduar.