PARTNERJA E TIJ SQARON GJITHÇKA/ Përplasje midis familjes Kardashian dhe John Legend – AlpeGossip
PARTNERJA E TIJ SQARON GJITHÇKA/ Përplasje midis familjes Kardashian dhe John Legend

PARTNERJA E TIJ SQARON GJITHÇKA/ Përplasje midis familjes Kardashian dhe John Legend

Bashkëshortja e John Legend, Chrissy Teigen ka shpjeguar përplasjen që ndodhi në ‘Twitter’, mes John Legend dhe Kanye West. Ajo është shprehur se gjithçka filloi kur Kanye publikoi në ‘Twitter’ se ai dhe Donald Trump ishin vëllezërit me “energjinë e dragoit”.

John nuk e pëlqeu këtë gjë dhe i tha se Kanye duhet ta mendonte dhe njëherë se çfarë po bënte me këtë mbështetje ndaj Donald Trump.

Ai i foli reperit privatisht, por Kanye i publikoi ato mesazhe dhe publikun e shokoi kjo gjë.

Megjithatë familja Kardashian dhe Chrissy janë parë të darkojnë edhe pas përplasjes së bashkëshortëve të tyre. Madje ajo e postoi këtë në ‘Twitter’, ku i shkruante Kim: “A do të darkojmë sonte apo jo?”, duke dashur t’i hedhë poshtë zërat e prishjes së marrëdhënieve midis dy familjeve.