MUND T’I VISHNI NGA MËNGJESI DERI NË ARKË/ Njihuni me pantallonat më të famshme të këtyre ditëve (FOTO) – AlpeGossip
MUND T’I VISHNI NGA MËNGJESI DERI NË ARKË/ Njihuni me pantallonat më të famshme të këtyre ditëve (FOTO)

MUND T’I VISHNI NGA MËNGJESI DERI NË ARKË/ Njihuni me pantallonat më të famshme të këtyre ditëve (FOTO)

Fraza “pantallona pune” tingëllon i mërzitshëm dhe aspak frymëzues, por s’jemi këtu për të folur për to. Pantallonat që do t’ju tregojmë më poshtë mund t’i vishni në mëngjes në zyrë dhe të dukeni po aq bukur edhe në mbrëmje.

Bazuar në stilin tuaj, hidhini një sy pantallonave më të famshme të kësaj periudhe.

1.Nëse punoni në një kompani paksa konservatore këto janë pantallonat ideale. Serioze dhe seksi në të njëjtën kohë. Nëse për në mbrëmje keni plane, një palë taka në çantë dhe mirupafshim!

2. Kush tha se nuk mund të veshësh pantallona të bardha në zyrë?! Të thjeshta, me bel të lartë që përfundon me një rrip dhe me prerje të drejtë. Materiali i freskët lino është çfarë na duhet për temperaturat që vijnë pas shiut.

3. Mos hiqni dorë nga pantallonat e lirshme me pika. Do t’ju japin dritë dhe do t’ju bëjnë të dukeni edhe më elegante nga ç’jeni. Ky model provon se mund të jeni serioze edhe stil në të njëjtën kohë.

4. Ato që punojnë në një ambient ku mund të veshin gjithçka, le të zgjedhin këto. Printi i gjarprit s’është dukur kurrë më bukur. Vetëm imagjinojini me një palë taka dhe një grim të thjeshtë.

5.Të premteve zgjedhin xhinse për zyrë. Një palë atlete të bardha dhe një T-shirt për mëngjes, kurse në mbrëmje vendosni ju, mjafton të mos hiqni xhinset.