“KISHA ME MERAK NDERIN”/ Manjola Nallbani tregon momentin e sikletshëm në skenë (VIDEO) – AlpeGossip
“KISHA ME MERAK NDERIN”/ Manjola Nallbani tregon momentin e sikletshëm në skenë (VIDEO)

“KISHA ME MERAK NDERIN”/ Manjola Nallbani tregon momentin e sikletshëm në skenë (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Manjola Nallbani pasditen e sotme ishte e ftuar në “E Diell”, prej ku ndër të tjera, foli si rrallëherë për prapaskenat e festivaleve të saj.

Ajo tregoi publikisht një situatë e cila për hir të së vërtetës tingëllon mjaft e sikletshme: “Më ishte kapur njëherë ora te fundi i fustanit dhe unë që kisha më merak nderin se interpretimin, nuk ngrija dorën të interpretoja, por mbaja fustanin. Nuk duhet të na dilte këmba më shumë seç duhej.”

Gjatë intervistës, këngëtarja tregoi edhe disa detaje nga koncerti i saj recital që pritet të mbahet më datën 16 maj në Katedralen Orthodokse.