5 llojet e djemve të cilët duhet të mendoheni dy herë para se t’i takoni – AlpeGossip
5 llojet e djemve të cilët duhet të mendoheni dy herë para se t’i takoni

5 llojet e djemve të cilët duhet të mendoheni dy herë para se t’i takoni

Nëse këto kohë, me ardhjen e pranverës po mendoni të dilni në takim me dikë, ne po ju këshillojmë ta mendoni edhe një herë. Të paktën mos e bëni pa lexuar këtë listë që ne kemi përgatitur, me 5 llojet e meshkujve takimin me të cilët duhet ta mendoni mirë.

1.“Dominanti”

Ai është djali perfekt. Bën palestër dhe të gjitha vajzat çmenden pas tij. Nëse po mendoni se ku është e keqja këtu na lini të vazhdojmë analizën. Ai vërtetë mund të jetë si një “Zeus” i zbritur në tokë por disa gjëra rreth këtij djali do t’ju ngrenë nervat aq keq sa që me siguri do të ngriheni e të ikni pa mbaruar takimi. Bisedat rreth peshës, muskujve, dhe faktit që edhe ai është i vetëdijshëm rreth të qenit i pashëm kanë për t’ju bërë të mendoni se keni ndryshuar rolet. “Më fal, kush është zonjusha nga ne të dy?”

2. “Tradicionalisti”

Ai kërkon nuse për shtëpi. Nëse nga ky takim nuk keni pritshmëritë se do të gjeni burrin me të cilin pas 6 muajsh do të jeni të martuara atëherë mos dilni me një djalë me pikëpamje kaq “tradicionale”.

3.“Laci”

Si një djal xhentil ky nuk do t’ju lërë të fusni dorën në xhep. Tavolinat në zonën “Vip”, restorantet e shtrenjta dhe dhuratat nuk do t’ju mungojnë në rast se vendosni të dilni me “lacin”. I vetmi problem është se do t’ju duhet të duroni të gjithë muhabetet e tij lidhur me jetën e shtrenjtë që bën dhe femrat e shumta materialiste që ka takuar të të.

4. Djali “i mamit”

Nëse “tradicionalisti” kërkon nuse për shtëpi ky tjetri kërkon nuse për të ëmën. Kështu që nëse nuk e keni problem këtë fakt do t’ju këshillonim që së pari të dilnit me të ëmën e tij meqë ajo merr vendimet.

5 Djali “i keq”

Sherret me djem të tjerë do të jenë gjithçka që veshët do t’ju dëgjojnë po dolët me një djalë “të keq”. Nëse jeni natyrë paqësore dhe doni një të dashur me sjellje normale, atëherë ky nuk është aspak ajo që ju po kërkoni.