BISHTI I ARIANA GRANDE-S HYN NË HISTORI/ Bëhet imazh i markës së famshme (FOTO) – AlpeGossip
BISHTI I ARIANA GRANDE-S HYN NË HISTORI/  Bëhet imazh i markës së famshme (FOTO)

BISHTI I ARIANA GRANDE-S HYN NË HISTORI/ Bëhet imazh i markës së famshme (FOTO)

Flokët e kapura bisht janë padyshim detaji dallues i look-ut të Ariana Grande-s.

Aq i famshëm është tashmë bishti i Ariana Grande-s, saqë një prej markave më prestigjioze në botën e modës, e ka vendosur në fokus të fushatës së re.

Me video të shkurtra ku këngëtarja duket në dritëhije ndërsa bishti i saj valëvitet, Givenchy njoftoi zyrtarisht klasifikimit për një javë.  se Ariana Grande (ose bishti, më saktë) është imazhi i ri i kompanisë.

Embedded video

Givenchy ironizoi duke komentuar: “Gjejeni kush është” Imazhi i ri i Givenchy-t, zbulohet nesër”.

Mirëpo dihet se ku shikojmë një bisht të gjatë flokësh në majë të kokës, është Ariana dhe e anasjellta.

Embedded video

Në asnjë video, në asnjë performancë të viteve të fundit, këngëtarja nuk është shfaqur me flokë të lëshuar.

Muajin e kaluar, Ariana Grande u bë artistja më e re kryesore e festivalit të muzikës Coachella, duke kryesuar edhe sa i takon pagesës pasi besohet se u pagua plot 8 milion dollarë, po aq sa Beyonce vitin e kaluar.

Në shkurt, me publikimin e albumit “Thank u, next”, ajo hyri në histori duke thyer rekordin e vendosur nga Beatles në 1964-ën, pasi tre këngë të Arianës qëndruan në krye të klasifikimit Billboard.