PILOTI HERO/ Ul avionin me pasagjerë në pistë vetëm me rrotat e pasme – AlpeGossip
PILOTI HERO/ Ul avionin me pasagjerë në pistë vetëm me rrotat e pasme

PILOTI HERO/ Ul avionin me pasagjerë në pistë vetëm me rrotat e pasme

Një pilot është quajtur hero pasi arriti të ulte në aeroport një avion pasagjerësh vetëm në rrotat e pasme.

Piloti arriti të menaxhonte situatën pavarësisht se rrota e përparme e uljes dështoi të hapej.

Myanmar Airlines Flight 103 po fluturonte nga Yangon në Mandalay kur piloti zbuloi problemin. Në një deklaratë linja ajrore tha se piloti Myat Moe Aung ndoqi procedurat e emergjencës dhe duke djegur karburant për të zvogëluar peshën e uljes, përpara se ta ulte avionin në rrotat e pasme dhe duke ulur me kujdes pjesën e përparme të avionit, me të cilën rrëshqiti për 25 sekonda në pistë para ndalimit.

Nuk ka raportime për të lënduar apo viktima nga incidenti.

“Piloti bëri një punë të shkëlqyer,”-tha ministri i transportit i Myanmar.