Coco Chanel ka thënë “Moda ndryshon, por stili reziston”. Nuk është e vështirë të ndjekësh trendet, ajo çfarë duhet të bëni është të lexoni revistat e modës dhe të përditësoheni me trendet e reja. Lajmi i mirë është se ka disa sekrete që mund t’ju ndihmojnë të dukeni elegante.
Edhe nëse nuk jeni një person që ndjek tendencat e modës, më poshtë mund të lexoni 11 këshilla se si të gjeni stilin tuaj dhe të dukeni bukur.
- Nëse nuk jeni të sigurt se si do të duket një përzierje ngjyrash, qëndroni më mirë tek e njëjta familje ngjyrash. Mos keni frikë nga kombinimi njëngjyrësh. Veshjet në të njëjtën ngjyrë nxjerrin në pah siluetën tuaj.
- Nëse ju pëlqejnë rrobat me vija horizontale, por ndiheni të frikësuar se mund t’ju shtojnë disa kile më shumë, “kufizojini” ato duke veshur një xhaketë të zbërthyer mbi to.
- Kur vishni një veshje që përbëhet nga ngjyra neutrale si bluja, e zeza, e bardha ose bezha, mbani mend se aksesorët për këtë pamje duhet të jenë të shëndritshme.
- Përcaktoni formën e trupit tuaj dhe gjeni një njeri të famshëm me të njëjtin konstrukt trupi. Zakonisht njerëzit e famshëm, kurohen nga stilistët dhe duken gjithmonë elegant dhe trendy. Megjithatë, mundohuni të mos i kopjoni, por përdorini ata për frymëzim.
- Përpara se të vishni rroba të bardha, provojini ato dhe shikojini në dritën e diellit. Shpesh ndodh që drita i bën ato transparente, çfarë do të thotë që mund të “rrezikoni” të tregoni më shumë seç duhet.
- Mos i vishni rrobat menjëherë pas hekurosjes. Prisni disa minuta sa rroba të ftohet, përndryshe do të shikoni më shumë rrudha sesa para hekurosjes.
- Përputhja me printime të ndryshme mund të jetë një detyrë e vështirë. Ju duhet të mbani mend disa rregulla për t’u dukur me stil: pikat përputhen me vijat, vijat përputhen me printimet e luleve.
- Ka 3 gjëra që mund t’ju bëjnë të dukeni elegante dhe trendy: syzet e diellit, një çantë lëkurë dhe këpucë lëkurë. Zgjidhni opsionet universale dhe plotësoni veshjet tuaja të përditshme me to.
- Nëse e keni të vështirë të kombinoni ngjyrat, kushtojini vëmendje vetëm një rregulli klasik që do t’ju ndihmojë të dukeni me stil- koordinoni gjërat në mënyrë që një veshje të mos ketë më shumë se 3 ngjyra.
- Mos zgjidhni rroba sipas moshës tuaj, por zgjidhni ato sipas formës së trupit tuaj, sipas revistaclass. Dhe mos harroni se ka gjëra që duken mirë tek 25-vjeçaret, por tek 40-vjeçaret duken çuditshëm.
- Nëse getat tuaja ju bezdisin vazhdimisht duke rrëshkitur, vishni një palë mbathje sipër tyre. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më rehat dhe getat nuk do t’ju rrëshqasin më.