PËRBALLET ME ISH TË DASHURËN? Si qëndron e vërteta mes Dj Dagz dhe moderatores nga Kosova – AlpeGossip
PËRBALLET ME ISH TË DASHURËN? Si qëndron e vërteta mes Dj Dagz dhe moderatores nga Kosova

PËRBALLET ME ISH TË DASHURËN? Si qëndron e vërteta mes Dj Dagz dhe moderatores nga Kosova

Pesë banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP, në mesin e të cilëve ishte dhe moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna. Kjo e fundit, ende pa hyrë brenda shtëpisë së famshme, u bë kryefjalë e mediave pasi u raportua se ka qenë në një lidhje me Arbërin.

Shkak për këto pretendime u bë një deklaratë që ish banorja, Florentina Halili. “Se mos i fusni DJ Dagzit atë ishin e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”, tha ajo. Kaq mjaftoi që në media të raportohet se Egzona ka qenë e dashura e Arbërit. Por si qëndron e vërteta.

Gazeta Express raporton se ky lajm nuk është i vërtetë. Më parë, në rrjete sociale u publikuan disa fotografi të ish të dashurës së Arbrit, Ariana Berisha, me të cilën ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë. Vetë Ezgona tha mbrëmë se e njeh Dj Dagz dhe se ka një raport miqësor.

Për më tepër, Dj Dagz po krijon një raport më Einxhel Shkirën brenda Big Brother.