Einxhel Shkira dhe Dj Dagz treguan pak javë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë. Madje ata organizuan edhe një festë të madhe për të zbuluar gjininë e bebit. Moderatorja dhe Dj i njohur do të bëhen me një djalë.
Gjatë kësaj periudhe, Shkira ka qenë shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe nuk ka ngurruar që me ndjekësit e saj të postojë foto e video të ndryshme nga përditshmëria.
Duke qenë se fansat po ndjekin çdo hap të shtatzënisë së saj, Einxhel herë pas here tregon nepsin e orëve të vona apo problemet e tjera si zgjimi shumë herët, siç ka rrëfyer së fundmi.
“Probleme shtatzënie. S’e di ju, por mua më del gjumi çdo ditë në 6-7. Po sigurisht që fle prapë”, shkruan ajo, teksa tregon në video dhomën dhe Dj Dagz të shtrirë pranë saj.
Ndërkohë pas një sezoni të ngarkuar veror të Dj Dagz me koncerte, tashmë çifti po shijon pak kohë për veten. Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë dhe kryesisht në “Instagram”-in e Einxhelit kemi parë momente nga pushimet e tyre.