BRENDA DITËLINDJES SË KRISTIN PRENGAJ/ Modelja merr dhuratën marramendëse – AlpeGossip
BRENDA DITËLINDJES SË KRISTIN PRENGAJ/ Modelja merr dhuratën marramendëse

BRENDA DITËLINDJES SË KRISTIN PRENGAJ/ Modelja merr dhuratën marramendëse

Kristin Prengaj është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, e cila prej kohësh u largua nga çdo rrjet social dhe i shkëputi marrëdhëniet me fansat e saj.

U përfol se ajo shkoi të jetonte me Athinë me një biznesmen me të cilin ishte në një lidhje dashurie, ndërkohë që bëri ndryshimin e madh në pamje duke u kthyer në brune.

Herë pas here, modelja është parë në shoqërinë e Rashel Kolanecit, e cila së fundmi ka publikuar në Instastory disa momente nga ditëlindja e Kristin Prengajt, ku tregon se vajzat po festojnë së bashku.

Rashel ka treguar për ndjekësit dhuratën marramendëse që modelja ka marrë për ditëlindje, një unazë me një gur gjigant diamanti.

“Të dua. E meriton Nuki.”- shkruan Rashel krahas postimit ku i drejtohet Kristinës me përkëdheli.