NËNA MONSTËR MBYT FËMIJËN ME BUKË/ Më pas i thotë të dashurit që ta zhdukë – AlpeGossip
NËNA MONSTËR MBYT FËMIJËN ME BUKË/ Më pas i thotë të dashurit që ta zhdukë

NËNA MONSTËR MBYT FËMIJËN ME BUKË/ Më pas i thotë të dashurit që ta zhdukë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Omsk të Rusisë. Një 28-vjeçare, ka mbytur me bukë vajzën e saj 2 vjeç.

Svetlana Mirzoeva u irritua kur pa vajzën e saj të vogël duke hedhur bukën në dysheme. Në gjaknxehtësi e sipër ajo merr një copë të madhe buke dhe ia fut në gojë si ndëshkim.

Për fat të keq buka i bllokoi frymëmarrjen vogëlushes, duke i marrë dhe jetën. Sikur të mos mjaftonte kjo, Svetlana bindi të fejuarin që të zhduknin kufomën.

Ishin fqinjët ata që kuptuan mungesën e dy vjeçares dhe më pas lajmëruan policinë.

Mirzoeva u shpreh përpara hetuesve:

Ajo ndaloi së marri frymë dhe unë u përpoqa që t’i hiqja bukën nga goja. Më pas e kuptova se ishte tepër vonë dhe ajo kishte ndërruar jetë. Më pas i dashuri e mbështolli me një peshqir blu, e futi në një çantë dhe e hodhi .

Mirzoeva u shpall fajtore dhe rrezikon një dënim me 15 vite burg ngta gjykata. Kurse fëmija tjetër i saj, vetëm 3 vjeç, u dërgua në jetimore.

Sipas policisë, i dashuri i 28-vjeçares vdiq 10 ditë më pas nga intoksimi për shkak të konsumimit të alkoolit dhe nuk dihet ku e ka fshehur trupin.

Ndërkohë një bukë në Omsk kushton 32 rubla ose 0.39 paund.