“PSIKOPATI…”/ Rike Roçit i vjen në majë të hundës, publikon MESAZHET e fansit të fiksuar – AlpeGossip
“PSIKOPATI…”/ Rike Roçit i vjen në majë të hundës, publikon MESAZHET e fansit të fiksuar

“PSIKOPATI…”/ Rike Roçit i vjen në majë të hundës, publikon MESAZHET e fansit të fiksuar

Rike Roçi është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila në “Euro 2016” pushtoi rrjetet sociale me prezencën e saj në Francë. Rike ka mbledhur mijëra ndjekës në Instagram, ku fotot e saj marrin mijëra pëlqime dhe nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar.

Mirëpo, ka edhe nga ata fansa të cilët janë fiksuar keq pas Rikes, saqë ja kanë sjellë në majë të hundës. Njëri prej ndjekësve i shkruan vazhdimisht bukuroshes dhe i tregon se s’ka ndërmend ta lërë rehat. Kjo gjë e ka acaruar keq Riken, e cila e ka publikuar bisedën me të në Instastory dhe e kërcënon se do t’i publikojë emrin.

“Çfarë do nga unë, më lër rehat. Mos u bëj psikopat. Mos u bëj stalker!”- janë disa nga mesazhet që Rike i dërgon djalit të cilin sipas saj, e ka takuar gjatë një festivali. “Ja njerëzit psikopatë! I takon rastësisht në një festival dhe pastaj s’të le rehat. Do të nxjerr emrin, mos vazhdoooo.”- shkruan Rike e revoltuar.

Dy muaj më parë, Rike u bë pjesë e thashethemeve rozë pasi u përfol për një lidhje dashurie me Luigi di Maion, kreun e partisë ‘Movimento 5 stelle’, por më pas sqaroi se mes tyre nuk kishte asgjë.