I BËN PRINCIT…/ Ish e dashura fut në sherr Harryn dhe Meghan (FOTO) – AlpeGossip
I BËN PRINCIT…/ Ish e dashura fut në sherr Harryn dhe Meghan (FOTO)

I BËN PRINCIT…/ Ish e dashura fut në sherr Harryn dhe Meghan (FOTO)

Përpara se Princ Harry të martohej me aktoren, Meghan Markle, ka pasur një lidhje me Cressida Bonas, e cila ka qenë një ndër lidhjet më të gjata të tij. Cressida ka qenë shumë e komentuar në media dhe pjesëmarrja e saj në dasmën e Princit Harry pati shumë diskutime.

Mirëpo, shumë shpejt ajo pritet që t’i jap fund beqarisë në një dasmë madhështore me partnerin e saj që çuditërisht quhet Harry.

Sipas ‘The Sun’, ajo do të ftojë Harryn në dasmë dhe në pallatin mbretëror ka filluar të bëhet nami dhe kjo për faktin se Meghan me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në dasmë pasi nuk ndihet rehat pranë Cressidës.

“Pa dyshim që Harry do të shkojë, pasi ai ka mbetur mik me Cressida-n, e cila nuk ka folur asnjë fjalë publikisht për lidhjen e tyre, pas ndarjes. Princi është gjithashtu mik me nënën e dhëndrit, Clare Milford Haven”, ka thënë eksperti mbretëror Adam Helliker për The Sun.