E FIKSUAR PAS NGJYRËS SË ZEZË? Shiko trendet dhe kombinimet e pulovrave për vjeshtë – dimër (FOTO) – AlpeGossip
E FIKSUAR PAS NGJYRËS SË ZEZË? Shiko trendet dhe kombinimet e pulovrave për vjeshtë – dimër (FOTO)

E FIKSUAR PAS NGJYRËS SË ZEZË? Shiko trendet dhe kombinimet e pulovrave për vjeshtë – dimër (FOTO)

Kam varësi nga ngjyra e zezë dhe këtu nuk mund të bëjë përjashtim edhe pulovra. Mund të jetë çdo lloj modeli, edhe golf, por edhe me stile të tjera, p.sh pulovrat me jakë në formë V-je, oversize. Por edhe modelet puffy do të dominojnë këtë sezon, ndaj e shoh trend të parezistueshëm.

Nuk e ekzagjëroj kur them “e varur”. Megjithatë, në këto foto, mund të gjeni kombinimet më të mira të sezonit vjeshtë – dimër.

Nga një stil i lashtë dhe elegant që vjen nga Franca, këto pulovra të zeza janë vërtet të fuqishme për të gjitha ju që jeni të fiksuar me ngjyrën e zezë.

Një kombinim me xhinse është gjëja më e thjeshtë që mund të sajosh në mot të ftohtë. Por nuk është vetëm kaq ajo që vajzat e modës kanë zgjedhur për këtë sezon. Golfi, kombinuar me fund, është një stil tjetër i zgjedhur për vjeshtë – dimër. Por edhe mundësia për t’i kombinuar me fustane pulovrat e gardërobës.

Nëse e do shumë të zezën, atëherë ndiqi me kujdes këto kombinime.