JO VETËM FUSTANE NË FESTAT E FUNDVITIT/ Këto janë veshjet që do t’ju bëjnë të shkëlqeni – AlpeGossip
JO VETËM FUSTANE NË FESTAT E FUNDVITIT/ Këto janë veshjet që do t’ju bëjnë të shkëlqeni

JO VETËM FUSTANE NË FESTAT E FUNDVITIT/ Këto janë veshjet që do t’ju bëjnë të shkëlqeni

Nëse ende nuk e keni gjetur se çfarë do të vishni në natën e ndërrimit të viteve, në festën e punës apo në festa të tjera që nuk mungojnë këtë sezon, atëherë po ju japim disa ide. Këtë fundvit duhet të dukeni patjetër festive dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veshjes. Elle.com ka disa sugjerime që do t’ju bëjnë të dukeni një yll i vërtetë.

1

Një kostum velvet
Nëse dëshironi të ndiheni më komode gjatë festës, zgjidhni një kostum. Copa velvet do t’i japë veshjes prekjen festive që ju duhet.

2

Një bluzë me temina
Nëse sërish nuk jeni fanse e fustaneve, jepini veshjes shkëlqimin që i takon me një bluzë me temina. Mund ta kombinoni me gjithçka që ju bën të ndiheni rehat.

3

Një fund me shkëlqim
Shkëlqimi nuk duhet të mungojë gjatë festave. Kombinojeni një fund të tillë me një bluzë sateni dhe do të rrezatoni.

4

Një fustan me pupla
Nëse teminat nuk janë stili juaj, atëherë zgjidhni një fustan me pupla. Nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar!

5

Një fustan tyl pa mëngë
Një fustan i gjatë tyl është një zgjedhje e mirë për festat ku edhe vallëzohet shumë.

6

Një fustan me xixa dhe fruda shumëngjyrëshe
S’ka nevojë për fjalë.

7

Fustan velvet me temina
Çfarë bërtet me shumë “festëëë” se velvet + temina?