TRENDI MË I RI I 2020/ Veshja e Princeshës Diana do të jetë risia e këtij viti – AlpeGossip
TRENDI MË I RI I 2020/ Veshja e Princeshës Diana do të jetë risia e këtij viti

TRENDI MË I RI I 2020/ Veshja e Princeshës Diana do të jetë risia e këtij viti

Princesha Diana ka qenë dhe mbetet edhe sot e kësaj dite një ikonë stili dhe me fiksimin e të gjithëve pas viteve ’80, mund të themi se trendi më i ri i modës do të jetë i mirëpritur nga të gjithë.

Ekziston një trend i aprovuar nga Diana, i cili do të rikthehet fuqishëm në vitin 2020. E kemi fjalën për jakat e veçanta në formë kurore te këmishët, që e bëjnë veshjen akoma më me stil.

Nuk ka rëndësi nëse i vishni me një palë pantallona apo me një fund, këto këmishë do t’i japin një tjetër risi veshjes suaj aq sa do t’ju duket vetja sikur keni dalë nga seriali i famshëm “The Crown”.

Ne kemi përzgjedur disa nga këmishët e preferuara me jakën në formë kurore, që jemi të sigurt se do t’ju pëlqejnë pa masë!