JONA SPAHIU REPERE/ Moderatorja performon si Loredana dhe i shkon shumë – AlpeGossip
JONA SPAHIU REPERE/ Moderatorja performon si Loredana dhe i shkon shumë

JONA SPAHIU REPERE/ Moderatorja performon si Loredana dhe i shkon shumë

Reperja Loredana Zefi është kthyer në një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës, e cila arriti famë t madhe brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Tashmë, ajo është një ndër reperet më të klikuara dhe mijëra fansa pëlqejnë muzikën e saj.

Mes këtyre fansave duket se bën pjesë edhe moderatorja Jona Spahiu.

Jona dëgjon në makinë këngët e Loredanës dhe madje është përpjekur ta ‘imitojë’, duke performuar si reperja.

Teksa kënga e Loredanës luhet në sfond, Jona nis të këndojë në timon e të bëjë disa lëvizje si të reperes, ndërkohë që argëtohet edhe vetë me performancën e saj.

“Aspak e ngjashme”- shkruan ajo duke qeshur krahas videos që duhet ta pranojmë se na kënaqi!