ALKETA E RIKONFRIMON/ Kënga “Me tana” e Elvana Gjatës është e preferura e saj – AlpeGossip
ALKETA E RIKONFRIMON/ Kënga “Me tana” e Elvana Gjatës është e preferura e saj

ALKETA E RIKONFRIMON/ Kënga “Me tana” e Elvana Gjatës është e preferura e saj

Besojmë se shumica prej jush janë në dijeni të reagimeve të shumta, debateve dhe gjithçka pasoi “Festivalin e Këngës” këtë vit nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës ku shqiptarët u ndanë në dy kampe për këngën fituese: disa pro-Elvana Gjatës e të tjerë pro-Arilena Arës, fitueses në fuqi.

Ndonëse Alketa ka uruar Arilenën për fitoren e saj, të gjithë mbajmë mend një status të gjatë që ajo shkroi për Elvana Gjatën pasi votat e jurisë u pasqyruan në rrjete sociale.

Edhe sot, disa ditë pas përfundimit të polemikave lidhur me Festivalin, Alketa ka “ngacmuar” sërish opinionin publik me videon që ka postuar në Story siç mund ta gjeni më poshtë:

Që pas përfundimit të Festivalit, kjo është kënga e parë nga ky kompeticion postuar në Instagramin e Vejsiut. Siç duket ajo do të tregojë edhe një herë që Elvana ishte e preferuara e saj me këngën “Me tana”.