SËRISH NË MODË/ Rikthehet printi që u bë masiv vite më parë – AlpeGossip
SËRISH NË MODË/ Rikthehet printi që u bë masiv vite më parë

SËRISH NË MODË/ Rikthehet printi që u bë masiv vite më parë

20 vite më parë John Galliano prezantoi për herë të parë printin ikonë që u përqafua nga të gjithë, atë të gazetës. Nuk u desh shumë kohë që ky print të bëhëj masiv, të ishte kudo në fustane dhe aksesorë duke u bërë kështu një “must have” për të gjithë adhuruesit e modës. Ky print nuk u përdor vetëm nga marka e tij, por gjithashtu nga Dior kur në krye të saj ishte drejtor kreativ John Galliano. Historia mes dizajnerit dhe shtëpisë së modës ka ende shumë të panjohura, një kolaps në marëdhënie pas sjelljeve jo etike që Galliano ka kryer kur ka qenë në krye të saj.

Sot, 20 vite më vonë , printi i gazetës duket të jetë rikthyer sërish në modë edhe pse John Galliano është shkëputur nga Dior. Drejtori kreativ i Dior për kategorinë e burrave e ka rikthyer këtë tendencë në koleksionin pranverë-verë 2020.

Në vitrinat e dyqaneve Dior do shikoni shumë shpejt 2 printe, “the Gazette” nga Galliano dhe “the newspaper” nga Dior Men. Në rrugë do shohim dy lloje çantash gjithashtu, “the Gazette” nga Galliano dhe modelin “Saddle” në printin “newspaper” nga Dior Men. Për momentin kemi dy marka që e kanë përfshirë printin në koleksionet e tyre, por bëhuni gati, shumë shpejt do ta shohim kudo!