KISHTE SIMPTOMA TË KORONAVIRUSIT/ Prindërit i japin Ibuprofen, ja çfarë i ndodhi 4 vjeçares – AlpeGossip
KISHTE SIMPTOMA TË KORONAVIRUSIT/ Prindërit i japin Ibuprofen, ja çfarë i ndodhi 4 vjeçares

KISHTE SIMPTOMA TË KORONAVIRUSIT/ Prindërit i japin Ibuprofen, ja çfarë i ndodhi 4 vjeçares

Personat që kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin janë paralajmëruar që të mos marrin ibuprofen pasi një vajzë 4-vjeçare u sëmur shumë keq.

Prindërit i dhanë ilaçin vajzës Amelia Milner, pasi u sëmur me kollë dhe temperaturë, simptoma të koronavirusit.

Në vend që ta bënte të ndihej më mirë, ilaçi bëri që ti rritej temperatura dhe vajza nga Anglia filloi të kishte ethe, nuk hapte dot sytë dhe kishte shumë përzierje.

Ky rast vjen vetëm disa ditë pasi Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran tha se ibuprofeni mund të përkeqësonte infeksionin.

Veran shkroi: ‘Anti inflamatorët (ibuprofeni, kortizoni) mund të përkeqësojnë simptomat. Nëse keni temperaturë, merrni paracetamol.’

Eskpertët thonë se ilaçi i njohur ndihmon në zbutjen e simptomave dhe reagon ndaj sistemit himunitar duke ndihmuar njerëzit që të luftojnë sëmundjen.

Prandaj, njerku i vajzës së vogël shpërndau fotografinë dhe i paralajmëroi të gjithë: ‘Nëse fëmija juaj ka simptoma të ngjashme me koronavirus, mos i jepni ibuprofen.’

Ndërkohë, vogëlushja ndodhet ende në shtëpi ku merr përkujdesje nga prindërit dhe nuk ka bërë testin e koronavirusit.