Me uljen e temperaturave, veshjeve tona të ditës do t’i shtohen sigurisht: Pulovrat!
Zbuloni trendet e këtij sezoni për ta bërë pamjen tuaj të duket më chic:
– Jelekët pa mëngë
Mund të duken si diçka e së kaluarës apo si veshje e gjyshërve tuaj, por ky sezon, provon se jelekët janë të përjetshëm, të lehta për t’u veshur e kombinuar si duhet.
– Set me dy pjesë
Për ditët ku doni të qëndroni në shtëpi ose kur doni të provoni diçka ndryshe në stilin tuaj të përditshëm.
– Pulovrat me thurje
Sigurisht, nuk ka pse të jenë patjetër të thurura me dorë apo të përgatitura enkas për ju, por të kenë një dizajn që i bën të duken të tilla.
– Shpatullat “e ftohtë”
Nëse nuk bëni pjesë te njerëzit që kanë gjithmonë ftohtë, ky model është për ju.
– “Poncho”
Praktikisht një batanije + një triko:
– Kapja e mëngëve
Kur është një nga ato ditët që nis ftohtë, por pastaj duket më ngrohtë: Ju e dini ç’të bëni:
– Jaka e bardhë
Një këmishë nën pulovër mbetet zgjidhje klasike. Për më tepër, vjeshta u mbizotërua nga jakat vintage dhe të mëdha. Dhe në dimër do i shohim përsëri, të fshehura poshtë pulovrave.