PLAS “SHERRI” NË STUDION E “PËRPUTHEN”/ E ëma e Sindit dhe Melisës mbrojnë të bijat: E ke prekur në… – AlpeGossip
PLAS “SHERRI” NË STUDION E “PËRPUTHEN”/ E ëma e Sindit dhe Melisës mbrojnë të bijat: E ke prekur në…

PLAS “SHERRI” NË STUDION E “PËRPUTHEN”/ E ëma e Sindit dhe Melisës mbrojnë të bijat: E ke prekur në…

Të ftuara në studion e “PërPuthen”, në puntatën e sotme, ishin e ëma e Melisës dhe Sindit, vajzave mes të cilave ka patur jo pak debate në emision.

Të dyja vajzat kanë replikuar shpeshherë ashpër me njëra-tjetrën, duke mos kursyer ironinë, apo edhe ofendimet.

E ëma e Sindit, fillimisht i kërkoi falje nënës së Meliës, në lidhje me ofendimin që Sindi i bëri vajzës së saj, ku i tha “ti e jep për një kafe”.

Ndërkohë, e ëma e Melisës tha se e bija bëri mirë që u largua nga studio në atë moment, pasi debati mund të kishte degraduar.

Pikërisht këtu filloi edhe debati në studio, ku nëna e Melisës dhe ajo e Sindit, i dolën në mbrojtje vajzave të tyre.

Debati:

E ëma e Sidnit: Dua ti kërkoj falje nënës së Melisës sepse unë jam nënë vetë dhe e di si është ndjerë ajo pas sharjes së Sindit. Por faji është i të dyjave, janë të reja. Sindi e tha se u nevrikos, jo që realisht ka atë mendim, ajo ishte një shprehje shumë vulgare që nuk duhej të thuhej.

E ëma e Melisës: Melisa bëri mirë që iku nga studio, sepse mund të degradonte

E ëma e Sindit: Edhe ti Melisa e ke ofenduar Sindin

Melisa: Ku e kam ofenduar?

E ëma e Sindit: E ke prekur atë në integritetin si femër

Melisa: Nuk e ka patur për çështje ndjenjash

Sindi: Të lutem Melisa, sepse je shuam e vogël dhe nuk dua të debatoj për ato gjëra. Se si e zgjidhni jetën tuaj, është puna juaj. Nuk duhet të gjykosh njeri, ti ke ardhur si Melisa, Sindi është temperament tjetër, Tea është ku e ku me ju. Ti nuk mund të debatosh me Sidnin me ato lloj pyetjes

Melisa: Pyetja ka qenë për Mevlanin, unë e pyeta që ndërkohë që to ke caktuar një gjë të tillë, si shkon po atje. Nuk ishte për diçka të tillë. Sepse unë e kam thënë e para mos e vendosni në kuadrin e virgjërisë, jam munduar ta mbroj.

E ëma e Sindit: Për çfarë e pyete Mevlanin në takimin e Sindit? Dil dhe pyete vetë, jo në takimin e Sindit

E ëma e Melisës: janë komente që bëhen gjatë takimit

E ëma e Sindit: Jo

E ëma e Melisës: Ne fjala seks nuk na shkon, por është një fjalë që përmbush fjalën “PërPuthen”. Por nuk ka pse të na befasojë fjala seks. Ndërsa të gjitha takimet e Sindit kanë qenë shëmbëlltyrë e Melisës, e ka përmendur disa herë. Jo të bëjë krahasimet me Melisën në takim

E ëma e Sindit: Ça krahasimesh ka bërë Sindi?

Sindi: Kam qenë e para që jam përmendur nëpër takime