KUJDES! Ja pse nuk duhet t’i shkurtoni kurrë flokët kur janë të lagur – AlpeGossip
KUJDES! Ja pse nuk duhet t’i shkurtoni kurrë flokët kur janë të lagur

KUJDES! Ja pse nuk duhet t’i shkurtoni kurrë flokët kur janë të lagur

Si të arrini prerje të përsosur të flokëve?
Mendoni sërish për prerjen tuaj të fundit. Para se të uleshit në karrigen e stilistit tuaj, me ndihmën e asistentëve jeni ulur në vendin e posaçëm duke ju bërë një pastrim relaksues të flokëve. Më pas i keni dhënë një sqarim stilistit se sa centimetra dëshironi të preni flokët, dhe ashtu të lagura fitoni një pëlqim për stilin tuaj të ri. Edhe pse më pas ndjeni sikur flokët i keni më shumë të shkurtuara se sa që keni dëshiruar.

Sipas Jon Reyman, stilistit të famshëm, prerja e flokëve të lagështa është një mashtrim. “Ju nuk i mbani flokët të lagura”, thekson Reyman. Majat e ngjyrosura ngjiten me njëra tjetrën dh efijet e flokëve duken 50% më shumë të gjata si rezultat i elasticitetit. Kjo është arsyeja pse duken ndryshe nga ajo që shihni kur jeni të ulur në karrige. Në vend që të përdorni metodën tipike, ky stilist shkurton flokët e femrave si Sienna Miller dhe Lana Del Rey, kur i kanë të thata dhe të drejta. “Një prerje e mirë flokësh ka nevojë që të duket e drejtë dhe e krehur”, shpjegon Reyman. Nëse flokët tuaja duken të buta dhe me shkëlqim, ato padyshim do të duken me një stil të shkëlqyer në mënyra të ndryshme prerjesh.

Nëse flokët shkurtohen të lagura, thekson Reyman, duhet të bëhen disa përgatitje paraprake. Ai shpjegon se mund të lagen flokët nëse keni shumë gjatësi dhe ashtu të lagura e heq shpejt e shpejt një pjesë të konsiderueshme të tyre. Më pas flokët duhet tharrë dhe prerë me kujdes për stilim të shkurtër. “Flokët që janë të tharra dhe të drejta më japin mundësinë që të menazhoj dendësinë, gjatësinë dhe cilësinë me një saktësi që flokët e lagura nuk e japin”.

Shumica e stilistëve nuk mund të përmirësojnë prerjet e tyre pasi ti realizojnë – duke rezultuar në punë të gabuar, thotë Reyman.çdo stilist flokësh mund të modelojë flokë, por flokët e thara dhe të drejta nuk gënjejnë asnjëherë. Shihni më poshtë setin fotografik të disa shembujve të listuar: