“BUKUROSHJA E BABIT…”/ Ermali uron të bijën për ditëlindje me fjalët më të ndjera – AlpeGossip
“BUKUROSHJA E BABIT…”/ Ermali uron të bijën për ditëlindje me fjalët më të ndjera

“BUKUROSHJA E BABIT…”/ Ermali uron të bijën për ditëlindje me fjalët më të ndjera

Sot ka festë në familjen e Ermal Fejzullahut pasi vajza e tij bukuroshe feston ditëlindjen. Këngëtari dhe partnerja e tij, Ariana kanë zgjedhur fjalët më të bukura dhe domëthënëse për ta uruar.

“Urime ditëlindjen bukuroshja e babit, Buna. T’i uroj të gjitha të mirat e botës. Të do babi shumë.”, ka shkruar Ermali krahas fotos të së bijës.

Ndërsa Ariana ka zgjedhur ta urojë me pak fjalë, por që kanë një domethënie të madhe.

“Gëzuar ditëlindjen jeta jem Buna”, shkruan Ariana.

Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij janë prindër të katër fëmijëve të bukur të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale. Artisti është shprehur shpeshherë që dëshira e tij është një familje e madhe me shumë fëmijë. Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Ermali dhe Ariana janë bërë prindër për herë të katërt.

Këngëtari është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar. Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë për të kënduar dhe sigurisht në këto raste nuk mund të mungojnë aventurat.

Së fundmi Ermali ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, në të cilin ka rrëfyer një histori shumë qesharake, që i ka ndodhur gjatë një konerti në Itali. Ai tregoi se ishte i ftuar në koncert bashkë me Sinan Hoxhën dhe në vend të pagesës “cash”, atyre të dyve ju ofruan drogë.