A KA KOMUNIKUAR ME BEATRIX PAS DALJES NGA “BB VIP”? Zbuloni çfarë thotë Sarah – AlpeGossip
A KA KOMUNIKUAR ME BEATRIX PAS DALJES NGA “BB VIP”? Zbuloni çfarë thotë Sarah

A KA KOMUNIKUAR ME BEATRIX PAS DALJES NGA “BB VIP”? Zbuloni çfarë thotë Sarah

Sarah Berisha, e cila ka pak kohë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi, blogerja e njohur ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët më së shumti e kanë pyetur në lidhje me reality show-n.

Një ndjekës e ka pyetur atë nëse ka folur me Beatrix Ramosajn, pasi kjo e fundit ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këngëtarja nuk është mirë emocionalisht dhe nuk ka reaguar aspak as në rrjetet e saj sociale që pas daljes nga shtëpia

Ndërkohë lidhur me pyetjen, Sarah ka zbuluar se me të personalisht nuk ka komunikuar, por ka pyetur mamanë e saj se si është.

A ka komunikuar me Beatrix pas daljes nga BB VIP? Zbuloni çfarë

“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”, ka shkruar Berisha, e cila brenda shtëpisë së BB VIP ka pasur një raport mjaft miqësor me Beatrix.