“KE NDËRMEND TË GJESH BURRË?” Ja si i përgjigjet Semi ndjekëses (FOTO) – AlpeGossip
“KE NDËRMEND TË GJESH BURRË?” Ja si i përgjigjet Semi ndjekëses (FOTO)

“KE NDËRMEND TË GJESH BURRË?” Ja si i përgjigjet Semi ndjekëses (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj i ka lënë ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje këngëtares me anë të një opsioni ‘ask’ në “Instastory”.

Padyshim që kurioziteti i ndjekësve ishte i madh dhe artistja është ‘bombarduar’ me pyetje, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me martesën.

A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës.

Semi nga ana tjetër i është kthyer me sportivitet:

Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”.

Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qëndruan së bashku për 8 vite.

Semi u shpreh në “Big Brother VIP Albania” se nuk mendon se do të rikthehet ndonjëherë me Bojkenin.

Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet. Unë kam ndenjur 8 vite

Semi gjithashtu deklaroi se vite më parë kishte vendosur ta linte Shqipërinë, madje për ta bërë këtë përshpejtoi edhe martesën e saj me ish-partnerin e saj Bojken Lakon.

U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”, tha Semi.

Ajo tha se me Bojkenin është njohur kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai 34 vjeç.