BORA THA SE NUK KA “ASGJË” MES TYRE/ Donald Veshaj provokon me një kërkesë nga koncerti (VIDEO) – AlpeGossip
BORA THA SE NUK KA “ASGJË” MES TYRE/ Donald Veshaj provokon me një kërkesë nga koncerti (VIDEO)

BORA THA SE NUK KA “ASGJË” MES TYRE/ Donald Veshaj provokon me një kërkesë nga koncerti (VIDEO)

Donald Veshaj nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë përpjekjet për tu bashkuar me Bora Zemanin po i bën edhe publikisht.

Aktori ka qenë në një koncert në Gjakovë mbrëmjen e djeshme me Romeo Veshajn dhe Elgit Dodën ku mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit. Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi.

VIDEO

Në videot e publikuara në rrjetet sociale Donaldi pyet të pranishmit se për kë është kënga dhe të gjithë njëzëri thonë: “Bora” teksa më pas ai i kërkon t’i bëjnë tag. Duket se aktori po tenton ‘t’ia marrë kalanë nga brenda’ prezantuese përmes fansave që duan rikthimin e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale Bora shkruante dje se asnjë nga zërat nuk është i vërtetë dhe se ata nuk po sjellin as këngë, nuk janë ftuar në emisione dhe as nuk janë takuar në shtëpitë e njëri-tjetrit. Por pranonte se Donaldi i ka kërkuar falje ndonëse shtonte se ‘për momentin’ nuk ka asgjë, duke lënë të kuptohet se gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash.

Ndërkohë, pak ditë më parë Donaldi në një status në Instastory shprehej se ka kërkuar falje dhe se po pret që të shkrihet ‘bora’. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shprehej aktori.

Nuk dihet se si do vijojë historia e tyre por duket se mund të jetë me ‘fund të lumtur’.