NDARJE, TENSION E LAJME TË MIRA/ Horoskopi javor nga Paolo Fox, shenjat më të ‘përkëdhelura’ – AlpeGossip
NDARJE, TENSION E LAJME TË MIRA/ Horoskopi javor nga Paolo Fox, shenjat më të ‘përkëdhelura’

NDARJE, TENSION E LAJME TË MIRA/ Horoskopi javor nga Paolo Fox, shenjat më të ‘përkëdhelura’

Dashi: Më në fund do të çliroheni nga tensioni i ditëve të kaluara. Edhe pse datat 1 dhe 2 prill do të jenë disi të vështira, mundohuni që të mos gjeni ngushëllim tek ushqimi, duke krijuar probleme të tjera. Kujdesuni për formën fizike.

Demi: Në javën në vijim Saturni dhe Marsi do të jenë në prapavijë. Ruani qetësinë dhe mendoni pozitivisht. Jeni të hapur ndaj ndryshimeve dhe do t’u jepni fund disa raporteve, si dashurie edhe miqësore. Mblidhni forcat, se e ardhmja është e bukur.

Binjakët: Java do të fillojë me Hënën në shenjën tuaj, e cila do të nxitë dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. Do të tregoheni më të vendosur falë Saturnit dhe Marsit në pozicion të favorshëm dhe kjo për shenjën tuaj është një risi e bukur.

Gaforrja: Yjet parashikojnë se do të përjetoni ditë të mbushura me romantizëm. Hëna do të kthehet nga shenja juaj, duke ju bërë më emotivë se kurrë. Lajmi i mirë është se as Saturni, as Marsi nuk do të ndikojnë më negativisht.

Luani: Do të fillojë për ju një etapë shumë e rëndësishme e jetës suaj. Saturni do t’ju nxitë të bëni shumë ndryshime në mënyrë të menjëhershme. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në çdo hap që do të ndërmerrni. Kujdes të mos lëndoni njerëzit që i keni për zemër.

Virgjëresha: Keni shpirtin e kundërshtimit, aq sa rrezikoni të dukeni antipatikë. Bëni kujdes si shpreheni, sidomos aty nga fillimi i javës. Edhe energjitë po ju shterojnë. Kujdesuni për fizikun, duke e çlodhur mendjen edhe trupin.

Peshorja: Kjo do të jetë një javë e mbarë. Marsi, Saturni dhe Venusi të pozicionuar në shenjën tuaj do të ndikojnë që të jeni më të shoqërueshëm. Do të ndiheni më energjikë dhe do të keni dëshirë të merreni me projekte të reja si në aspektin personal edhe në atë profesional.

Akrepi: Saturni, Marsi dhe Urani në bashkëveprim me njëri-tjetrin do t’ju bëjnë të ndiheni nervozë dhe jotolerantë. Prandaj mundohuni të jeni të qetë dhe të mos e humbni toruan. Pini një çaj qetësues, sepse në këto momente kjo është ajo për të cilën keni nevojë.

Shigjetari: Mërkuri do të vazhdojë të ndikojë negativisht në shenjën tuaj edhe gjatë kësaj jave, por gjithsesi fati do t’ju ndihmojë. Saturni në shenjën e Ujorit do t’ju ndihmojë të zgjidhni ndonjë problem në punë, kurse Marsi pozitiv ju jep gjallëri. Më datë 3 prill, Venusi në prapavijë do t’ju krijojë bezdi.

Bricjapi: Saturni dhe Marsi janë larguar nga shenja juaj dhe nuk do të ndiheni më në presion siç jeni ndier gjatë këtyre muajve të fundit. Ky është momenti i duhur për të bërë një pauzë. Keni ende shumë gjëra për të bërë në aspektin profesional, por bëjini me qetësi.

Ujori: Gjërat do të marrin për mirë tani që Saturni dhe Marsi nuk do të jenë më në prapavijë. Keni dëshirë të bëni ndryshime në jetën tuaj dhe mund t’i bëni, por jo menjëherë. Më datë 3 prill Venusi do të kthehet më në fund nga shenja juaj.

Peshqit: Nuk pritet që këtë javë të keni ndryshime në jetën tuaj. Mërkuri ende në shenjë ju ndihmon në marrëdhënien me miqtë dhe prindërit. Marsi dhe Saturni janë kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe prandaj do të ndiheni më të plogësht. Kujdesuni për fizikun tuaj.