DALIN PAMJET/ Ja VIP-at që do marrin pjesë në filmin e Bes Kallakut (FOTO) – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Ja VIP-at që do marrin pjesë në filmin e Bes Kallakut (FOTO)

DALIN PAMJET/ Ja VIP-at që do marrin pjesë në filmin e Bes Kallakut (FOTO)

Prej disa ditësh në media është komentuar gjatë për filmin e ri të aktorit të humorit Bes Kallaku. Besi ka zbuluar se filmi do të quhet “Falco” dhe se prej kohësh ka nisur xhirimet. Nëpërmjet fotove të ndryshme ai ka zbuluar edhe një pjesë të aktorëve që do të marrin pjesë në filmin e tij.

Deri tani pjesë të filmit të Besit i cili do të realizohet nga kompania e tij do të jenë Olsi Bylyku, Albano Bogdo dhe Arben Derhemii etj. Mirëpo,së fundmi blogerja e njohur Sara Kolami ka zbuluar se edhe ajo së bashku me këngëtaren e njohur Bleona Qereti dhe modelen amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi, do të jenë pjesë e projektit të aktorit.

Sara ka publikuar një foto me Bleonën dhe Nadege ku shfaqen të veshur me të zeza dhe pranë fotos shkruan: “Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një f.un.er.al? Falco. Dita e parë e xhirimeve”, ka thënë blogerja.