PROBLEME BABALLARËSH/ Tuna publikon momentet e veçanta krah Patrisit (FOTO) – AlpeGossip
PROBLEME BABALLARËSH/ Tuna publikon momentet e veçanta krah Patrisit (FOTO)

PROBLEME BABALLARËSH/ Tuna publikon momentet e veçanta krah Patrisit (FOTO)

Pavarësisht se i është rikthyer sërish muzikës, Tuna mundohet që një pjesë të madhe të kohës ta kalojë me vogëlushin e saj, Tian. Megjithatë edhe kur ajo nuk mund të jetë pranë tij, ne kemi parë shpesh që edhe partneri i saj, Patrisi kujdeset shpesh për djalin.

Pavarësisht se nënat duhet të sakrifikojnë ndonjëherë më shumë, edhe baballarët nuk mbeten pas dhe këtë e ka treguar fare mirë edhe Tuna nëpërmjet një fotografie.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një imazh të Patrisit, cili shihet duke mbajtur në dorë një makinë të madhe, që ata duhet t’ja kenë blerë si dhuratë Tianit për t’u argëtuar. “Punët e babait”, – ka shkruar Tuna bashkangjitur fotos. Me siguri Patrisi nuk duhet të jetë i vetmi që bën këtë gjë, të gjithë meshkujt që janë bërë prindër duhet ta kuptojnë më së miri.