Monika Kryemadhi rrëfen amanetin e madh: Pas vdekjes dua që hirin e trupit të ma mbjellin pemë në Skrapar… (tregon dhe një sekret nga rinia) – AlpeGossip
Monika Kryemadhi rrëfen amanetin e madh: Pas vdekjes dua që hirin e trupit të ma mbjellin pemë në Skrapar… (tregon dhe një sekret nga rinia)

Monika Kryemadhi rrëfen amanetin e madh: Pas vdekjes dua që hirin e trupit të ma mbjellin pemë në Skrapar… (tregon dhe një sekret nga rinia)

Monika Kryemadhi ka rrëfyer një pjesë të pazbuluar të jetës personale në “Why Not” mbrëmjen e djeshme. Ndonëse jemi mësuar ta shohim më shpesh në skenën e politikës, Kryemadhi ka treguar jo pak nga adoleshenca dhe rinia e saj. Mund të mos e përfytyroni menjëherë, por nuk është aspak çudi që Monika e ka nisur cigaren në moshë fare të vogël.

“E kam pirë që në klasë të tetë, deri në moshën 20-vjeçare. Ma mësoi vëllai im, meqënëse ishte më i madh. Dhe ai e mori këtë iniciativë, ngaqë e pinte vetë dhe kishte hall se kur ta kapnin prindërit, t’iu thoshte: ‘Po ju me mua mereni, shikoni një herë këtë, sa e vogël, me cigare’. Më pas, unë ia mësova gjithë shoqërisë time dhe e lashë vetë kur isha rreth të njëzetave”, ka shpjeguar Kryemadhi, duke shkaktuar të qeshura në publik. Megjithatë, cigarja nuk ishte i vetmi rebelizëm i Monikës.

Ajo ka rrëfyer se ka konsumuar edhe alkool gjatë viteve të universitetit. Gjithçka Kryemadhi e ka justifikuar me faktin se studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për biokimi ishin tejet të vështira.

“Leksionet nisnin në 7 të mëmgjesit. Klubi pranë shkollës hapte në 6.30, kështu që ne kishim kohë të kthenim nga një gotë raki dhe kaçurrel. Përndryshe, nuk mund të përballoje lëndët bombë”, ka rrëfyer dhe më tej Kryemadhi, duke kujtuar plot humor vitet e mëparshme.

Monika ka treguar se i pëlqen të vishet sportive, kur nuk ka ndonjë angazhim të caktuar zyrtar.

“Kur vishem sportive, njerëzit nuk më njohin. Kur jam me kostume apo fustane, më pikasin menjëherë”, është shprehur Kryemadhi, duke theksuar se për garderobën e saj kujdeset në veçanti Enada At’Nikolla. Sa për amanetin e lënë, Monika ka thënë se të afërmit e dinë që pas ndarjes nga jeta, hirin e saj ta çojnë në Skrapar, pasi lidhja e Kryemadhit me këtë vend është vërtetë e fortë dhe e pandashme.