Aktorja Olta Gixhari është jo vetëm një emër i dëgjuar në kinematografinë shqiptare, por dhe shumë i përfolur gjithashtu.
Fillesat e aktores në aktrim janë të hershme ndonëse tashmë ajo është një grua e martuar që gëzon dy djem.
Me anë të një story në Instagramin e saj Olta duket se është ndjerë nostalgjike pasi ka ndarë një foto nga adoleshenca e saj.
Të pakta janë ndryshimet që vërehen me atë çka ajo është bërë sot.
Në postimin e publikuar Gixhari shkruan se në atë foto nuk mund të ketë qenë më shumë se 14 vjeç.
















