I sapodalë nga burgu, kush është reperi shqiptar që kryeson toplistën e muzikës gjermane – AlpeGossip
I sapodalë nga burgu, kush është reperi shqiptar që kryeson toplistën e muzikës gjermane

I sapodalë nga burgu, kush është reperi shqiptar që kryeson toplistën e muzikës gjermane

Reperi me prejardhje nga Kosova Granit M., i njohur me me emrin artistikn ”Azet” me albumin e tij aktual “Fast Life” zë vendin e parë në toplistën zyrtare gjermane të muzikës.

 

Por ajo që e bën të veçantë këtë lajm është se Azet sapo ka dalë nga burgu, ku mbahej për tregti droge shkruan tag24.de. Megjithatë sapo doli nga burgu ai i është bashkuar grupit “KMN-Gang”.

Ky grup ishte i njohur veç tjerash edhe për përfshirjen në një rrahje masive në stacionin hekurudhor të Dresdenit me grupin kundërshtar “Miri-Clan”. Për këtë arsye policia kohë më parë kishte ndaluar një koncert të reperëve “Kollegah” dhe “Fardid Bang”, nga frika se fansat e “KMN-Gang” mund të ushtronin dhunë.

Por duket se e gjithë kjo nuk ka penguar grupin prej 4 anëtarëve që të ketë sukses në skenën muzikore. Këtë javë albumi i Azet-it, “Fast Life” zuri përnjëherë vendin e parë në toplistën zyrtare gjermane.

Granit M. ose “Azet” është 25 vjeçar nga Dresdeni dhe njihet si bashkëthemelues i grupit të gangster-rapit ”KMN-Gang”.