9 fëmijë dhe 35 vjet martesë, burri divorcohet kur mëson se ka qenë gjithë jetën… steril – AlpeGossip
9 fëmijë dhe 35 vjet martesë, burri divorcohet kur mëson se ka qenë gjithë jetën… steril

9 fëmijë dhe 35 vjet martesë, burri divorcohet kur mëson se ka qenë gjithë jetën… steril

Një maroken i martuar prej 35 vjetësh dhe me 9 fëmijë ka kërkuar divorcin pasi mësoi se ka qenë steril gjatë gjithë jetës së tij.

Burri që jeton në veri të rajonit të Rabat -Sale- Kenitra bëri një vizitë mjekësore për shkak të një lëndimi në testikulin e majtë, shkruan Dita.

Mjeku e rekomandoi të kryente analizat rutinë, por askush nuk mund të imagjinonte rezultatin.

Analizat treguan se ai kishte qenë steril gjatë gjithë jetës për shkak të një kisti në testikuj, i cili nuk i rrezikonte jetën por që e bënte atë të paaftë për t’u trashëguar.

Pas këtij zbulimi të hidhur, ai bëri padi për divorc dhe për tradhti që në Marok është vepër penale dhe dënohesh me burg.