Nga motrat Hoxha tek Kim dhe Kylie: Ky print ka çmendur fashionistat – AlpeGossip
Nga motrat Hoxha tek Kim dhe Kylie: Ky print ka çmendur fashionistat

Nga motrat Hoxha tek Kim dhe Kylie: Ky print ka çmendur fashionistat

Trendi i veshjeve me logon e markave të njohura të modës nuk ka mbaruar, përkundrazi, do ta shohim kudo këtë vit.

Duke marrë parasysh që pak kohë më parë Kim Kardashian ekspozoi koshat e plehrave me logon “Louis Vuitton”, besojmë se e keni parasysh për çfarë po flasim.

 

Megjithatë, nëse ka një logo që e kemi parë kudo në rrjetet sociale apo në ekran, është ajo e markës “Fendi”, me shkronjën e dyfishtë “F”, veçanërisht në ngjyrë kafe dhe të zezë.

Kim Kardashian West, mund të themi pa frikë se është fansja më e madhe e “Fendi”-t. Fiksimin me logon e kemi parë edhe te modelet Gigi Hadid, Hailey Baldwin apo te aktorja Chlow Grace Moretz.

Por ky fiksim ka mbërritur edhe në Shqipëri tashmë dhe motrat Sara dhe Lori Hoxha kanë qenë të parat që e kanë sjellë këtë trend. Mbrëmjen e djeshme ato publikuan disa foto ku shfaqeshin në një darkë jashtë, të veshura me shumë stil.

Sara kishte zgjedhur printimin e njohur në ngjyrë të zezë dhe kafe të “Fendi”-t, ndërsa Lori atë bardhezi. Këmisha 1290 euro “Fendi” dhe pantallonat 1100 euro “Fendi” i shkonin shumë fashionistas shqiptare.

Më poshtë mund të shihni të gjitha fashionistat që janë çmendur pas këtij printi.