PARMA/ Ushqen foshnjen me gji në ambjentet e universitetit, atë çfarë i bëjnë do ju lënë me gojë hapur – AlpeGossip
PARMA/ Ushqen foshnjen me gji në ambjentet e universitetit, atë çfarë i bëjnë do ju lënë me gojë hapur

PARMA/ Ushqen foshnjen me gji në ambjentet e universitetit, atë çfarë i bëjnë do ju lënë me gojë hapur

“Nuk mund të ushqeni fëmijën me gji këtu, shqetësoni studentët, largohuni!”

Me këto fjalë, një roje sigurie ftoi një 27 vjeçaren të largohej nga Universiteti i Parmës, në Itali, shkruan tgcom.it

Episodin e denoncoi bashkëshorti i saj, Simon Younes, një mjek 32 vjeçar, lindur në Liban, i cili jeton në Itali për t’u specializuar në fizioterapi.

Olia Zdyrko vajti për të marrë vogëlushin Adam, dy muajsh e gjysëm në bibliotekë, kur ai kërkoi të pinte.

Ishte i menjëhershëm reagimi i rojes së sigurisë: “Zonjë, këtu nuk mund të ushqeni fëmijën me gji. Mendoni për ndjeshmërinë e studentëve….”

Kështu, bashkëshorti Younes rrëfeu historinë për “Gazzetta di Parma”

“Në atë moment, bashkëshortja ime duhej të ushqente vogëlushin me qumësht, ndaj u ul, u mbulua me shall dhe filloi t’i japë të pijë.

Asgjë e çuditshme dhe asgjë më e natyrshme se kjo. As pesë minuta më vonë, një roje sigurie, doli nga zyra e tij dhe pa na përshëndetur fare, na tha të largoheshim, pasi aty ishte universitet dhe nuk ishte një ambjent i përshtatshëm për të tilla skena”.

Pas “zhurmës” që prodhoi artikulli, Universiteti i Parmës publikoi një deklaratë, me anë të së cilës dënon episodin.

Për këtë arsye, në muajt e ardhshëm Universiteti i Parmës do të përgatisë 3 ambjente në brendësi të Universitetit, ku studentet, punonjësit, por edhe qytetaret e thjeshta që do ta kenë të nevojshme, do mund të ushqejnë me gji dhe do mund të kujdesen për fëmijët e tyre.